Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e përmbyll sukseshëm këtë vit me punën e saj drejt jetësimit të premtimeve që u ka dhënë qytetarëve të vendit, raporton InLajmi.
“Viti 2022 ishte vit i rëndësishëm që u karakterizua me angazhim sikurse sfidat e shumta por edhe të arriturat. Prandaj e them me besim të plotë se po e përmbyllim suksesshëm sepse kemi punuar sipas dinamikës së paraparë drejt jetësimit dhe zotimeve që kemi dhënë para qytetarëve të Republikës së Kosovës“.
Haxhiu thotë se kryefjala e këtij viti ka qenë vettingu në sistemin e drejtësisë.
“Sigurisht kryefjala e këtij e këtij viti sa i përket zotimeve tona ka qenë vettingu në sistemin e drejtësisë. Ishte kryefjala sepse qytetarët e Republikës së Kosovës po e presin me padurim zgjidhjen e reformës në drejtësi”. /InLajmi/