Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës në Rashkë dhe ka thënë se për herë të parë kemi një deklaratë zyrtare nga KFOR-i, i cili i jep të drejta edhe Serbisë edhe popullit në veri të Kosovës.
Siç raporton Danas, Vuçiq ka thënë se këto ditë ata kanë treguar që ekzistojnë si komb në Kosovë, duke shtuar se ata kanë në letra diçka që ua premton se personat që kanë qenë në barrikada të mos ndiqen penalisht.
“Në ditët e kaluara kemi treguar se ekzistojmë si komb në Kosovë. Presim që në çdo moment Dejan Pantiq të jetë në shtëpi me familjen e tij, pasi barrikadat tani janë duke u anashkaluar. Kërkesa e tyre ishte që ROSU ta sjellë, por EULEX-i ia doli. Është një fitore e rëndësishme simbolike. Atë që e kemi në letra, që personat që kanë qenë në barrikada të mos ndiqen penalisht, e kemi të shkruar pa mëdyshje – tha Vuçiq.
Siç thotë ai, sonte pret kërkesa të pamundura dhe çfarëdo që të ndodhë do të qëndrojë me popullin e tij.
“Është zgjedhja ime, dhe kur kam kandiduar për mua ka qenë e rëndësishme mbështetja juaj dhe e kam pasur gjithmonë dhe jam i detyruar ta kthej”, tha Vuçiq.