Brokoli njihet tashme per vlerat ushqimore te mrekullueshme qe na ofron.Në 148 g brokoli ne perftojme vec 50 kalori.
Total Yndyre 0.6 g
Kolesterol 0 mg 0%
Sodium 49 mg ose 2% te nevojave ditore
Potassium 468 mg ose 13% te nevojave ditore
Total Karbohidrate 10 g ose 3% te nevojave ditore
Fibra 3.8 g ose 15% te nevojave ditore
Sheqer 2.5 g
Proteina 4.2 g 8% te nevojave ditore
Vitamin A 18% Vitamin C 220%
Kalcium 7% hekur 6%
Vitamin D 0% Vitamin B-6 15%
Vitamin B-12 0% Magnesium 7%
Ne ju sjellim receten më të mirë me brokoli
Përbërësit
1 brokoli
1 patate
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 gotë pana
1 gjethe majdanoz
kripë
pipe
Përgatitja
1
Në fillim pastroni brokolin dhe pataten. I prisni ato në copa të vogla.Vendosini për të zierë për rreth 15 minuta. Më pas i kaloni në blender derisa të marin formën e një pureje.
2
Masën e krijuar e kaloni në një tigan, në zjarr mesatar. Sipër i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazoni mirë. Pas 5 minutash i shtoni panën.
3
Merrni një bukë të rrumbullakët. Hiqni pjesën e sipërme dhe pjesën e tulit brenda, shkruan Receta Kuzhine.
4
Shtoni një garuzhde nga supa me brokoli që përgatitëm. Sipër i vendosni një gjethe majdanoz. Koha për ta shijuar!
