Tash e 18 ditë serbët kanë ngritur barrikadat në komunat veriore, pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq nga autoritetet kosovare, përcjell InLajmi.
Kjo situatë e cila është krijuar në veri të vendit ka sjellë reagime të shumta në mesin e tyre edhe të shtetit zviceran.
Në një reagim zyrtar zviceranët kanë bërë thirrje që palët të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të mund ta eskalonte situatën edhe më tej.
Më tutje thuhet se KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës
Reagimi i plotë i shtetit zvicëran:
I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës /InLajmi/