Në fshatin Kuçicë të Skenderajt këtë të martë rreth orës 16:30 është gjetur pa shenja jete një person, shkruan Inlajmi.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmin, Zëdhënësi për informim i Policisë për rajonin Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tregoi se personi në fjalë i takon moshës 66-vjeçare.
Më tej ai tha se nuk dihen shkaqe e vdekjes së personit. /InLajmi/