Cristiano Ronaldo, është shndërruar tashmë në një personazh për të cilin flasin të gjithë.
E ardhmja, mosha, dhe polemikat në lidhje me stolin ku u detyrua të qëndronte si te Manchester United ashtu edhe në kombëtaren e Portugalisë.
Të ardhmen e luzitanit e zbulon presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i cili thekson se Ronaldo do të transferohet në Arabi te Al-Nassr ndërsa shtoi se një si ai nuk mund të aktivizohet vetëm për 30 minuta lojë, shkruan Super Sport.
“Më vjen keq sepse më duket sikur Ronaldon nuk e pëlqejnë edhe me zgjedhjen e tij për të mbrojtur kauzën palestineze, i kanë shndërruar në një personazh politik. Sa i takon çështjes së rolit si zëvendësues, një lojtar si ai nuk mund të luaj për 30 minuta lojë sepse kështu e dëmton psikologjikisht dhe i mërr të gjitha energjitë. E ardhmja? Sipas informcioneve ai do të luajë në Arabinë Saudite”, u shpreh Erdogan.