Presidenti i Republika Srpskësa në Bosnje e Hecegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se është duke e përcjellë me vëmendjen gjendjen e serbëve të Kosovës. Ai ka thënë se për këtë është në kontakt të vazhdueshëm edhe me presidentin e Serbisë, si dhe ka thënë se ai është duke e mbrojtur popullin e tyre.
“Kam disa ditë që jam në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Serbisë lidhur me këto çështje dhe jam njohur me këto detaje, vendosmërinë dhe qëndrimin e Presidentit dhe lidershipit shtetëror serb për të ruajtur dhe mbështetur popullin tonë” , tha Dodik, shkruan Klix.ba.
Më tej, ai ka thënë se nuk mund të pranohen ndërhyrjet dhe se nuk do të hiqet dorë nga gjërat e rëndësishme ku i ka përfshirë Kosovën dhe marrëdhëniet me Rusinë, transmeton Gazeta10.
“Ne nuk mund t’i pranojmë ndërhyrjet e tyre, veçanërisht arrogancën e tyre së fundmi, që rezulton se Republika Srpska, pavarësisht nëse ka qenë apo jo, është fajtore për gjithçka, dhe kështu sigurisht edhe Serbia, kështu që është absolutisht e qartë se Serbia nuk mund të heqë dorë e disa gjërave të rëndësishme, e kjo është çështja e Kosovës, si çështje shtetërore dhe mëmë jonë dhe çështja e marrëdhënieve me Rusinë”, shtoi Dodik.