Policia e Kosovës dha detaje të reja në lidhje me sulmin e gazetarëve që ndodhi këtë të hënë në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, përcjell InLajmi.
Policia njoftoi se sulmi ndaj gazetarëve dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta, gurë kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë.
Tutje ata njoftuan se si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa 2 nga gazetarët e mediumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Më tej ata treguan se po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
Njoftimi i plotë i tyre:
Informacion zyrtar,
Sot, me datën 26.12.2022 në Fshatin Zupçe të Zubin Potokut, nga persona të dyshuar është sulmuar një ekip me gazetarë të televizionit Klan Kosova.
Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta gurë kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë.
Si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa 2 nga personat/gazetarët e midiumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës, po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar. /InLajmi/