Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka vdekur dhe 3 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mëngjesin e së hënës në Pejë, përcjell InLajmi.
Policia tregoi se dyshohet se aksidenti kishte ndodhur pasi që e dyshuara kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur tjetrën.
Sipas Policisë nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs, pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare Policore.
Po ashtu policia bënë të ditur që me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje pёr 48 orё. /InLajmi/