Më festat e funditvitit vijnë mërgimtarët e bashkë më ta vijnë edhe kolonat e pritjet e gjata kudo në vendkalimet kufitare, përcjell InLajmi.
Këtë vit kolonat janë pakësuar akoma nuk dihet pse, por në vendkalimet kufitare Merdare, Dheu i Bardhë, pika kufitare me shtetin serb nuk ka pas pritje të gjata.
Mëngjesin e të së hënës duket që pritjet për të hyrë në Kosovë nuk kanë qenë thuajse aspak të mundimshme, pasi mërgimtarët më së shumti që kanë pritur ka qenë 5 deri në 10 minuta.
Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikë kalimet kufitare me Serbinë, aty ku gjithmonë mërgimtarët ankoheshin për fluks më të madh kolonash këtë vit ka qenë e kundërta, pritja për të hyrë nga Merdari për në Kosovë është nga 5-10 minuta.
Njësoj pritjet janë edhe në pikat e tjera kufitare./InLajmi/