Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu reagoi pas riemërimit të Arben Vitisë si Ministër i Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Musliu tha se kthimi i “Manekenit me mindil”, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë tregon qartë se Albin Kurti nuk e ka ndërmend ti qaset seriozisht problemeve të shëndetësisë.
Më tej ajo tha se ky është edhe një fakt se kryeministri Kurti nuk i duron kuadrot e mirëfillta.
Po ashtu ajo shtoi se Kurti do të mbahet mend si një mashtrues i madh i rrethuar me dështak e marioneta.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Kthimi i “Manekenit me mindil”, në krye të Ministrisë së shëndetësisë tregon qarte se Albin Kurti nuk e ka ndërmend ti qaset seriozisht problemeve të shendetsisë!
Ky është edhe një fakt se Albin Kurti nuk i duron kuadrot e mirëfillta. Ai do të mbahet në mend si një mashtrues I madh i rrethuar me deshtak e marioneta. /InLajmi/