Një person ka vdekur dhe të 3 janë lënduar rëndë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Novosellë të qytetit të Pejës, përcjell InLajmi.
Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në të cilin janë përfshirë 2 vetura, 3 personat e lënduar janë dërguar për trajtim.
Aksidentin me fatalitet e konfirmoi për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili poashtu bëri të ditur se në aksidentin në fjalë është i përfshirë edhe një zyrtar i policisë.
“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë 2 vetura. 4 persona janë të lënduar, ndërsa njëri prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. 3 personat janë dërguar në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha Gashi./InLajmi/