Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq ka reaguar pasi që Kisha Ortodokse Serbe tha se Kosova ia ka ndaluar patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve, përcjell InLajmi.
Gjuriq këtë ndalesë e cilëson si lajm të trishtë në ditën e Krishtlindjes, dhe gjithashtu si të padrejtë.
Ai gjithashtu tha se ndalimi i vizitës së patriarkut Porfirije është tronditës dhe abuzues ndaj komunitetit serb.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i trishtë në ditën e Krishtlindjes.
Autoritetet e Kosovës e ndaluan Shenjtërinë e Tij Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe të vizitojë selinë e kishës serbe në Pejë.
Edhe pse tronditëse, kjo nuk është veçse maja e ajsbergut të abuzimit ndaj komunitetit serb./InLajmi/