Pagjumësi, thonj që thyhen lehtë dhe rënie flokësh ? Nuk keni përse të merrni tonelata me ilaçe sa herë që vini re probleme të tilla.
Gjithçka që ju duhet është të ushqeheni shëndetshëm, të kryeni aktivitet fizik dhe të bëni një jetese normale.
Me poshtë do gjeni disa receta për lëngje të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht. Këto lëngje janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.
Spinaq, banane dhe limon: Një racion i vogël me spinaq është i mjaftueshëm për të marrë vitaminat dhe lëndët ushqyese që ju duhen gjatë ditës. Përzieni bashkë 350 ml ujë, 3 banane, pak spinaq dhe lëng nga gjysmë limoni dhe i shtrydhni në blender deri sa të bëhet e lëngshme.
Selino, spinaq, limon dhe banane: Selinoja nuk djeg vetëm kalori, është e pasur edhe në vitamina dhe lëndë ushqyese, transmeton IndeksOnline.
Përzieni bashkë në blender 2 degë selino, një gotë me gjethe spinaqi, një gotë ujë, lëngun e gjysmë limoni dhe një banane dhe më pas pijeni.