Zinedine Zidane është ndër emrat që mund marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, pas largimit të Tites.
Federata e Futbollit e Brazilit thuhet se po synon të zëvendësojë Titen me një trajner evropian.
Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel e Rafael Benitez shihen si kandidatë të mundshëm. Carlo Ancelotti ka qenë i lidhur, por italiani nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid para përfundimit të kontratës së tij, në vitin 2024.
Sipas “L’Equipe”, tani në listën e Brazilit është edhe Zidane, i cili është pa skuadër që prej largimit nga “Los Blancos” vitin e kaluar.
Pavarësisht se është i lidhur fort me pozitën e trajnerit te Kombëtarja e Francës, “Zizou” nuk pritet të marrë drejtimin e vendit të tij pasi Didier Deschamps do të vazhdojë me “Gjelat”.
Tani, sipas mediumit francez, mbetet për t’u parë nëse Zidane do të jetë i gatshëm të drejtojë Brazilin, transmeton Gazeta Express.
Emri i 50-vjeçari së fundi është lidhur edhe me Juventusin, klubi të cilin ka qenë dikur si lojtar.