Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar festën e Krishtlindjeve në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Ambasada e BE-së në Tiranë thotë se ‘dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë’.
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka thënë se viti 2022-shi ka qenë një vit kyç në përafrimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Gjersa jemi drejt mbylljes së vitit 2022, mund të shohim se ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë. Hapja e negociatave dhe samiti i mbajtur në Tiranë janë pikat kyçe që përafrojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. /InLajmi/
https://twitter.com/EUAmbAL/status/1606922823146110976