Në fshatin Pozhoran të Vitisë ka ndodhur një aksidnet trafik, nga i cili kanë pësuar lëndime trupore 7, përcjell InLajmi.
Të aksidentuarit ishin të gjithë të gjinisë mashkullore të cilët menjëherë janë dërguarpër trajtim mjekësor.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 2 veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 7 persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/