Më shumë se 2 javë situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe barrikadat ende nuk janë larguar, e në lidhje me këtë situatë ka pasur reagime të shumta, përcjell InLajmi.
Ndërsa eksperti i sigurisë Agim Musliu akuzoi presidentin Aleksandar Vuçiq se po vazhdon me dezinformimin e tij ndaj qytetarëve serbë në veri.
Më tej ai tha se dezinformata është e lindur në Rusi dhe është rritur në Serbi, ndërsa po përdoret me të madhe nga Vuçiq për qytetarët serbë.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje;
Dezinformimi lindi në Rusi dhe u rrit në Serbi, po përdoret shumë në Kosovë, në ditët e sotme edhe kundër qytetarëve serbë në veri të Kosovës, kundër atyre që janë kundër kriminelëve dhe politikës së Vuçiqit për Kosovën. Mashtrim i lirë = prodhim i Vuçiqit /InLajmi/