Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e Krishtlindjes gjithë besimtarëve të besimit të krishterë, përcjell InLajmi.
Kurti ka uruar qytetarët që këtë festë ta kalojnë në paqe e dashuri me familjen dhe njerëzit e dashur.
Ai ka shtuar se lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkëqytetarë,
uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur.
Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar.
Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!/InLajmi/