Vedat Muriqi e ka fituar çmimin kryesor të shtunën në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022” që u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Sulmuesi i Mallorcas ka fituar çmimin “Fadil Vokrri” dhe është shpallur lojtari më i mirë kosovar për vitin 2022, shkruan Tëvë1.
“Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar. Falënderoj bashkëlojtarët e Përfaqësueses. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës. Është hera e 2-të që po zgjidhem si më i miri. Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi pasi pranoi çmimin.