Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar ttë gjithë besimtarët e besimit katolik për Krishlindje, përcjell InLajmi.
Osmani ka uruar që në të gjitha shtëpitë e besimtarëve të krishterë t’i hapin zemrat dhe të kenë shpresë për gjëra të mira, duke shpresuar që paqja e lumturia të mos mungojnë asnjëherë.
Ajo ka kërkuar që të gjithë njerëzit të solidarizohen dhe të reflektojnë dhe të festojmë bashkë këtë ditë të madhe.
Postimi i plotë i saj:
Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.
Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!
Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë!
Për shumë mote, Gëzuar!/InLajmi/