Një stuhi e madhe ka goditur Mekën në Arabinë Saudite dhe ka shkaktuar probleme të mëdha për popullsinë vendase, transmeton InLajmi.
Në videot e shpërndara gjerësisht në mediat sociale, makinat mund të shiheshin teksa përmbyten nga vërshimet.
Agjencia e motit kishte lëshuar më herët një paralajmërim, duke u thënë që do të ketë shira të rrëmbyeshëm në ditët në vijim në pjesë të zonave të Mekës, Medinës dhe Tabukit, shkruan Accu.Weather.
Pas reshjeve, shkollat në qytet pezulluan mësimet. /InLajmi/