Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uroi bësimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve, përcjell InLajmi.
Abdixhiku uroi që që Krishtlindjet t’i gjejnë besimtarët e besimit të krishterë me shëndet paqe e mirësi dhe të kalojnë kohë të lumtur me familjet e tyre.
Tutje ai uroi që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati, siç kemi ditur të jemi gjithherë.
Më tej ai tregoi se ishte mysafirë në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. /InLajmi/