Në konferencë për media, kryeministri, Albin Kurti foli edhe në lidhje me Ligjin e Pagave dhe atë për Zyrtarët Publikë, raporton InLajmi.
Kurti bëri të ditur se këto 2 ligje do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti.
Ai u shpreh se qeveria nuk e ka pasur si pikënisje vlerën e koeficientit, por terësinë e buxhetit.
“Brenda vitit 2022 u përmbyllën në të 2 leximet, prej 1 shkurtit hyjnë në fuqi, totali i përgjithshëm i buxhetit për paga 745 milionë euro, pra për neve pikënisje është tërësia, jo pjesa, jo elementi”, tha ai. /InLajmi/