India e ka bërë të detyrueshëm testimin e Covid-19 për udhëtarët që vijnë nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Hong Kongu dhe Tajlanda, transmeton InLajmi.
Pasagjerët nga ato vende do të vendosen në karantinë nëse shfaqnin simptoma të Covid-19 ose nëse testet ishin pozitive, tha ministri Mansukh Mandaviya.
“Nëse ndonjë pasagjerë nga këto vende rezulton me simptoma ose pozitiv për infeksionin Covid-19, atëherë ai/ajo do të vendosen në karantinë”, tha ministri, shkruan Ruters.
Ai tha gjithashtu se plotësimi i formularit të Air Suvidha për të deklaruar gjendjen aktuale shëndetësore do të bëhet i detyrueshëm edhe për pasagjerët ndërkombëtarë që vijnë nga këto vende aziatike. /InLajmi/