Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konufca uroi besimtarët krishterë me rastin e festës së krishlindjeve, përcjell InLajmi.
Konjufca deklaroi se fryma e Krishlindjeve i bën besimtarët që të kthehen nga drita dhe të jenë mirënjohës.
Më tej ai i uroi besimtarët që të kalojnë këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur.
Postimi i plotë i tij:
Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar.
Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë.
Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur.
Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë!
Gëzuar Krishtlindjen! /InLajmi/