Federata e Futbollit e Kosovës sot e ka ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit 2022.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit, shkruan Gazeta Express.
Daja shkroi historinë me suharekasit, duke i shpallur kampionë dhe duke i udhëhequr deri në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.