• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 26 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Analistët: Takimet ”sekrete” në Zvicër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë normale

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
24 December 2022
në Politikë
0 0
0
Analistët: Takimet ”sekrete” në Zvicër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë normale
0
SHPERNDARJE
41
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Takimet “sekrete” që u mbajtën në Zvicër ndërmjet grupeve parlamentare të Kosovës dhe Serbisë, po konsiderohen si normale dhe po quhen si procese paranegociatore. Si të tilla, sipas njohësve të çështjeve politike, këto takime ndodhin për shkak se krerët e shtetit nuk janë të gatshëm të ulen në tryezën e bisedimeve për një marrëveshje të mundshme finale.

Pjesëmarrës në këto takime ishin edhe nga partia në pushtet, e madje edhe nga vetë Qeveria, si dhe nënkryetarët e partive të opozitës si dhe përfaqësues nga Serbia.

Sipas profesorit universitar, Ibrahim Gashi, thotë se kur palët janë larg në pozicione, ndërmjetësit ndërkombëtarë ftojnë këso lloj takimesh. Thotë se përfaqësuesit ndërkombëtar janë të interesuar që ta zgjidhin sa më shpejt procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne kemi përpara vetes një sfidë të madhe, pra një marrëveshje të rëndësishme për të dy popujt për të 2 shtetet pra si për Kosovën si për Serbinë dhe unë mendoj që të gjithë ndërmjetësit ndërkombëtare të gjitha shtetet mike po edhe aleate janë të interesuar që të lëvizet drejtë asaj marrëveshje. Duke i parë ndonjëherë palët, duke i parë pozicionet e largëta të palëve ndodhin edhe kësi bisedime sekrete që munden me u quajt si paranegociata, përkatësisht munden me u quajt si një proces i përgatitur për negociata rreth tryezës së rrumbullakët”, thotë Gashi.

“Pra kështu në diplomaci definohen kur palët nuk janë të gatshme me u ulë drejtpërdrejtë, niveli më i lartë nuk është i gatshëm me u ulë në tavolinë me fol për një marrëveshje konkrete atëherë ndodh një proces paranegociator që ka për synim me i përafrua palët, me i definu temat e agjendës që do të bisedohen, me definu kohën kur do të fillojnë bisedimet, me definu vendin ku do të zhvillohen ato bisedime me definu ndërmjetësit që do të jenë palë fasivituese në ato bisedime dhe unë mendoj që këtë rol mund ta kenë pasur këto negociata si të tilla”, thotë tutje Gashi.

Gashi ka marrë shembull marrëveshjen ndërmjet Kinës dhe SHBA-së që ndodhi në vitet e largëta, kur pikërisht kjo marrëveshje ishte arritur falë këtyre takimeve të fshehta.

Gashi thotë se takimet e tilla mbahen edhe gjatë kohës së krizave. Ai konsideron se takimet e tilla “sekrete” nuk përfundojnë me marrëveshje as me ndonjë vendim.

“Takime e fshehta psh. një diplomaci e fshehtë është bërë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fillimi të viteve të ‘70-ta derisa palët janë përafru në qëndrimet e tyre që ta bëjnë publike rezultatet e atyre bisedimeve. Takimet e fshehta mund të ketë edhe kur ka luftë, sepse palët janë në pozicione shumë të largët dhe tash një grup që nuk është drejtpërdrejtë bartësi institucioneve qeveritare të dy palëve por që është i përbërë prej pjesëtarëve të shoqërisë civile, prej pjesëtarëve të partive opozitare mund të bisedojnë thjeshtë për t’i parë pozicionet e secilës palë dhe për të provuar me i përafru ato në mënyrë që me i përgatit mundësin, terrenin dhe mundësinë për një takim në nivelit zyrtar. Pra nuk mendoj që ka diçka të keqe sepse këto takime nuk përfundojnë me marrëveshje as nuk përfundojnë me vendim. Këto përfundojnë thjeshtë me disa rekomandime për palët përkatësisht për zyrtarë se është mirë të i ndjekin ato rekomandime për të shkuar drejtë një marrëveshje”, thotë Gashi.

Ndërsa analisti politik, Dritëro Arifi e sheh më shumë si takim këshillëdhënës apo rekomandues.

Për Ekonomia Online, Arifi thotë se nga këto takime, ndërmjetësuesit i finalizojnë idetë e tyre për një marrëveshje finale.

“Po është e vërtetë që ka pasur takime në Zvicër, tashmë është konfirmuar nga të gjithë akterët që kanë qenë prezentë, pra janë takime joformale që takohen grupet e ndryshme të Parlamenteve, sidomos Kosovë-Serbi, pra këto takime më shumë e kanë një rol këshillëdhënës apo rekomandues, nuk është obligative, pra ajo është që institucionet e ndryshme që i financojnë ato për me i matë opinionet e politikbërësve në Kosovë e Serbi dhe që të vijnë dmth ata t’i shpërndajnë idetë e politikbërësit në BE dhe SHBA, që pastaj i rregullojnë politikat apo ato planet e reja që po na vijnë, pra këto idetë e reja që po na vinë pra janë marrë nga këto shkëmbime idesh”, u shpreh Arifi.

Ndërsa thotë se këto takime nuk ndërlidhen me situatën në veri pas largimit të serbëve nga institucionet.

Sipas Arifit, bashkësia ndërkombëtare nuk po bën shumë presion te pala serbe për të arritur marrëveshjen finale.

Ai thotë se Serbia po e shfrytëzon situatën në terren, shkaku i vakumit institucional të krijuar në veri të vendit, shkruan Ekonomia Online.

“Nuk besoj se ndërlidhet me gjendjen në veri, ndërlidhet më shumë me marrëveshjen finale, sepse Serbia nuk po është e gatshme për marrëveshje finale dhe perëndimi nuk i ka dhënë shumë presion palës serbe që ta detyrojë që ta pranojë realitetin në terren dhe kjo po ndikon për shkak se pala serbe po e shfrytëzon atë vakumin institucional që është krijuar në veri, që kinse ai integrimi i serbeve nuk dha rezultat, por këtë duhet parë edhe në një perspektivë pozitive, sepse të gjitha Qeveritë e Kosovës nga viti 2013 e deri te Qeveria Kurti 2, kanë qenë më liberale dhe i kanë mbyllur sytë për disa detaje të vogla anti-ligjore në veri, por serbët e manipuluar nga Beogradi, nuk po dëshirojnë të kenë normalitet në veri dhe po dëshirojnë ta krijojnë një fotografi të rrejshme që kinse Qeveria e Kosovës është agresive në raport me serbët në atë pjesë”, tha ai.

 

Tags: Dritëro ArifiIbrahim GashiSerbia
Postimi i mëparshëm

E shtuna, ditë festash, kjo është arsyeja!

Postimi tjetër

Anulohen 5700 fluturime në SHBA, shkas moti i ligë!

Të ngjajshme Postime

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin
Politikë

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK
Politikë

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës
Politikë

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike
Politikë

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku
Politikë

Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku

19 June 2025
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Politikë

Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

19 June 2025
Postimi tjetër
Anulohen 5700 fluturime në SHBA, shkas moti i ligë!

Anulohen 5700 fluturime në SHBA, shkas moti i ligë!

Lajmet e fundit

PDK koalicion me VV-në? Qalaj deklarohet kundër, për dallim nga Enver Hoxhaj

PDK koalicion me VV-në? Qalaj deklarohet kundër, për dallim nga Enver Hoxhaj

26 June 2025
22-vjeçarja Arnisa Gashi ka nevojë për ndihmë, vuan nga një sëmundje që sulmon sistemin nervor

22-vjeçarja Arnisa Gashi ka nevojë për ndihmë, vuan nga një sëmundje që sulmon sistemin nervor

25 June 2025
Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama

Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama

25 June 2025
“E gërrditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin

“E gërrditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin

25 June 2025
Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

25 June 2025
Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

25 June 2025
Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu