• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Analistët komentojnë marrëdhëniet Gjermani-Serbi

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
24 December 2022
në Politikë
0 0
0
Analistët komentojnë marrëdhëniet Gjermani-Serbi
0
SHPERNDARJE
44
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë ashpërsuar tonin e deklaratave të Beogradit ndaj Gjermanisë. Nga njëra anë vlerësohet Gjermania për investimet por shihet edhe si një nga qendrat antiserbe në botë.

Marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Gjermanisë janë në të tatëpjetë dhe në një farë mënyre janë të lidhura me përpjekjet e Perëndimit për të përshpejtuar zgjidhjen përfundimtare të Kosovës. Kur nisi retorika disi më e vendosur e Berlinit dhe Uashingtonit, për të arritur në mënyrë më të shpejtë dhe aktive një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës, udhëheqja e Serbisë fillimisht reagoi e përmbajtur, por situata ndryshoi në mënyrë dramatike javët e fundit. Në shënjestër të deklaratave të ashpra të autoriteteve serbe më së shumti janë gjetur politikanët dhe ambasadorët gjermanë. Kritikat më të ashpra ndaj deklaratave të përfaqësuesve gjermanë i ka bërë kryeministrja serbe Ana Brnabiç, por këtu ka asistuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Të ashpër me Gjermaninë

Deklaratat e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jërn Rohde, se barrikadat duhet të hiqen para Krishtlindjeve, kryeministri serb i vlerëson “ose të interpretuara keq, ose ambasadori ka pasur një goditje në tru para intervistës”, dhe i sheh ato “si kërcënim direkt” për serbët”. Ana Brnabiç e cilësoi Viola von Cramon si “sekretare të përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara dhe që ka marrë rolin e komandantit të KFOR-it”, ajo reagoi edhe ndaj vlerësimit të ministres së Jashtme gjermane, Analene Berbok se ishte i papranueshëm kthimi i forcave serbe në Kosovë, duke kërkuar shpjegim se “cila rezolutë e OKB-së duhet të respektohet dhe pse rezoluta 1244 po injorohet në rastin e Serbisë?”. Mbështetje kësaj serie deklaratash i dha edhe presidenti i Serbisë, i cili tha se “zoti Rohde është i njohur për deklaratat e tij antiserbe dhe se Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”.

Pozicion i ri i Serbisë?

Për gazetarin Nedim Sejdinoviç, amplifikimi i retorikës së ashpër do të thotë, para së gjithash, “përcaktim i pozicionit të ri ndërkombëtar të Serbisë, e cila distancohet nga Perëndimi në kontekstin e krizës se Ukrainës”. Dimensioni tjetër është se qëndrimi antievropian i mediave tani po kthehet dhe po reflektohet edhe në skenën politike. Një moment i veçantë është Ana Brnabiç, e cila thjesht bën garë me shokët e partisë për të thënë atë që Aleksandar Vuçiç mendon me të vërtetë”, thotë Sejdinoviç.

Mendoj se në këto deklarata pasqyrohet frika e partisë në pushtet se mund të hiqet mbështetja, që kanë pasur prej dhjetë vitesh, vlerëson, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane.

“Kryeministrja Brnabiç po merr tani rolin e Aleksandar Vulin-it, i cili ka qenë përgjegjës për sulmet ndaj vendeve të rajonit, NATO-s, BE dhe SHBA-së. Në këtë mënyrë Aleksandar Vuçiç po mundohet të testojë terrenin në skenën ndërkombëtare dhe se sa do të zemërohet Berlini për këtë, e që ta qetësojë situatën në mënyrën e tij për disa ditë”.Nëse do të përpiqeshim të zbulonim përse është pikërisht Gjermania në fokus, bashkëbiseduesi ynë mendon se “presidenti i Serbisë mund të ketë informacione se Gjermania është e vetmuar në qendrimin e saj të ashpër, kur është fjala për njohjen reciproke të Beogradit dhe Prishtinës. Por ky nuk është qendrim i ri i Gjermanisë dhe e vetmja gjë që ndryshon është pikëpamja e re e politikanëve gjermanë, që nuk janë të gatshëm t’u besojnë lehtë premtimeve të Vuçiçit dhe janë të gatshëm të marrin disa masa politike për këtë arsye”, thotë Beshir.

Gjermania mik dhe armik

Situata duket paksa e çuditshme, sepse nga njëra anë presidenti i Serbisë falënderon Gjermaninë për investimet e konsiderueshme dhe numrin e madh të vendeve të punës në kompanitë gjermane, që veprojnë në Serbi, dhe nga ana tjetër Gjermania shihet si një nga qendrat antiserbe në botë.’

Nedim Sejdinoviç vëren, se “ka vërtet një ndryshim të dukshëm të marrëdhënieve pas ndryshimit të qeverisë në vetë Gjermaninë dhe se kjo në një farë mënyre mund të shihet si një lloj përgjigjeje ndaj politikës së ndryshuar të Berlinit, i cili ka gjithnjë e më pak mirëkuptim për lëvizjet autoritare të Aleksandër Vuçiçit. Por ky në të vërtetë nuk është shembulli i vetëm i deklaratave kontradiktore të Vuçiçit, që po t’i rendisim të gjitha bashkë ato do të përjashtonin njera-tjetrën”, thekson Sejdinoviç.

Qytetarët e Serbisë e shohin se kjo është një politikë skizofrene, shton Naim Leo Beshiri, por në prapaskenë mund të ndodhë që Vuçiç një gjë u premton partnerëve të huaj dhe krejtësisht ndryshe ia paraqet atë opinionit serb. Mendoj se ai tani bën atë që dëshiron Rusia, e kjo është ruajtja e status quo-së në Kosovë, që të bëhet konflikt i ngrirë, i cili të ngacmohet herë pas here në varësi të nevojave politike të ditës”, thekson drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane.

Lufta kundër armikut të betuar’

Një kartë që nuk duhet përjashtuar, është edhe përpjeka që Gjermania të paraqitet si armik i madh i Serbisë, thekson Nedim Sejdimoviç.

“Mendoj se ajo nuk përdoret ende shumë, por mund të përdorej më shumë kur bëhet fjalë për vendet e rajonit. Nëse Serbia vazhdon në rrugën e një lloj aleati të Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo kartë e armikut të madh do të përdoret gjithnjë e më shumë dhe me këtë nënkuptoj qëndrimin ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar perëndimor”, thotë Sejdinoviç.

Sondazhet e opinionit publik nga Instituti për Çështje Evropiane tregojnë se Gjermania shihet edhe si mike edhe armike e Serbisë, thekson Naim Leo Beshiri.

“Është e qartë se një ndikim të madh në opinionin publik ka vetë presidenti serb, i cili çdo ditë është mysafir për disa orë në të gjitha frekuencat kombëtare. Ky qëndrim ambivalent është rezultat i politikës së tij. “Para disa muajsh kishim deklaratën e tij dashamirëse për Gjermaninë si mike e Serbisë, e sot kemi deklarata krejtësisht të kundërta nga presidenti dhe kryeministrja e Serbisë”, vlerëson Beshiri.

Përkeqësim i pashmangshëm i marrëdhënieve?

Drejtori i Institutit për Çështje Evropiane beson se “kjo retorikë do të analizohet në Berlin dhe se atëherë do të shohim pasojat në marrëdhëniet reciproke”.

“Gjermania nuk është më Angela Merkel, dhe imazhi i Vuçiçit si një lloj reformatori është zbehur. Por nuk është vetëm Gjermania që duhet të rishqyrtojë bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiçin, një qëndrim i tillë po dëgjohet gjithnjë e më shumë edhe në kryeqytetet e tjera evropiane”, thekson Beshiri, për DW.

Nedim Sejdinoviç mendon se “pavarësisht nga retorika e përmendur, marrëdhëniet e ndërsjellta do të përkeqësohen pashmangshëm për shkak të krizës ukrainase dhe se do të ketë gjithnjë e më pak mirëkuptim për situatat e brendshme në Serbi dhe për mungesën e vullnetit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Kjo praktikisht mund të nënkuptojë që Serbia do të përfundojë në stolin e rezervave të integrimit evropian – ka të ngjarë pa ndonjë ndëshkim apo sanksion të veçantë – por gjithsesi do të ketë ndikim negativ në ekonominë dhe qytetarët e Serbisë”, përfundon Sejdinoviç.

Tags: AnalistëtBEGjermania
Postimi i mëparshëm

Situata në veri, ish-emisari gjerman: Duhet veprim urgjent i BE-së

Postimi tjetër

2 deputetet e PDK-së i prijnë protestës kundër dënimit të Sali Mustafës

Të ngjajshme Postime

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Politikë

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

27 June 2025
Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet
Politikë

Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet

27 June 2025
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Politikë

Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit

27 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin
Politikë

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK
Politikë

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës
Politikë

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
Postimi tjetër
2 deputetet e PDK-së i prijnë protestës kundër dënimit të Sali Mustafës

2 deputetet e PDK-së i prijnë protestës kundër dënimit të Sali Mustafës

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu