Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku e akuzoi kryeministrin Kurti lidhur me miratimin e Ligjit për Zyrtarë Publikë, raporton InLajmi.
Lushtaku tha se kryeministri Kurti ka për qëllim që të nënshtrojë dhe të degradojë një sistem policor dhe autoritar me Ligjin për Paga dhe atë për Zyrtarë Publikë.
“Partia në pushtet e udhëhequr nga Zoti Kurti e ka për qëllim që të degradojë, të nënshtrojë dhe të krijojë një sistem policor apo autoritar, çfarë dinë vetëm Albin Kurti me këto dy ligje, sepse kemi parë që me Ligjin për Zyrtarë të Lartë në veçanti është duke munduar dhe tashmë me votimin e këtij ligji po e kap më të vërtetë shtetin”, deklaroi Lushtaku.
Më tej Lushtaku tha se ka pasur reagime nga Zyra e BE-së dhe organizata që merret më administratën publike e këto reagime sipas tij kanë ardhur si shkak I e rrezikut të meritokracisë dhe korrupsionit të lartë. /InLajmi/