Deputetja e AAK-së Time Kadriaj, iu ka drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, duke i thënë se po çuditet nga qetësia që po vëren te ai pavarësisht gjendjes në vend, raporton InLajmi.
“Kryeministër po më vjen mirë që po ki kohë që 2 ditë me nejtë këtu ulur, e me i dëgjuar këtu llafet që po trajtohen, për besë po më duket që jemi tu jetuar në Zvicër a Amerikë. Po më çuditë kjo qetësia jote, po mendoj që ligji o tu funksionu në krejt Kosovën dhe nuk ka barrikada. Ajo çka po e shoh po mendoj që është një ëndërr e keqe se kur po vij këtu në parlament po të shohë tu nejtë në qetësi unë po çuditem”.
Kadriaj i thotë Kurtit se ndoshta “gjendja llugë” në vend ka qenë plan i Kurtit për t’ia plotësuar dëshirën presidentit Vuçiq.
“Ndoshta kjo është dëshira juaj që e keni pasur me ba këtë vend llugë dhe tash po rrini qetë sepse e ke realizuar atë dëshirë të Vuçiqit”. /InLajmi/