Bora dhe i ftohti ekstrem në zonat veriore dhe perëndimore të Japonisë që nga 17 dhjetori ka lënë të vdekur 8 persona, transmeton InLajmi.
Në zonat rurale në Hokkaido të Japonisë u vu re 1 metër e 61 centimetra borë.
Stacioni i hekurudhave japoneze Sapporo tha se do të pezullojë trenat që lidhen me kryeqytetin e Hokkaido, Sapporo, shkruan Yahoo.
Zyrtarët e motit u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga daljet jo të nevojshme deri të hënën, pasi bora e madhe mund të prishë trafikun dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike. /InLajmi