Në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mjegull e vranësira të ulëta të cilat vende-vende mund të qëndrojnë edhe gjatë dites. Temperaturat pritet të luhaten nga -3 ajo minimale deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira lokale e intervale kohore me diell. Vende-vende pritet të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, shkruan Meteo Ballkan.
Ditëve të ardhshme priten rritje të lehta të temperaturave, ndërsa fuqizohen paksa rrymimet ajrore në atmosferë. Rallë në disa vise mund të ketë riga afatshkurtra shiu.