• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kuriozitete

Disa nga katastrofat që ndryshuan botën

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
23 December 2022
në Kuriozitete
0 0
0
Disa nga katastrofat që ndryshuan botën
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kur studion historinë e lashtë, ndonjëherë duket befasuese sesi njerëzimi ka arritur të ekzistojë ende në shekullin 21-të.

Qytetërimet e lashta janë goditur vazhdimisht nga fatkeqësitë, natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

Cunami “Doggerland” zhduku banorët prehistorikë të Detit të Veriut

Rreth 8.000 vite më parë, midis Skocisë Veriore, Danimarkës dhe Ishujve të Kanalit, ekzistonte një zone tokësore. Në këta ishuj, të njohur si Doggerland, jetonin fise të ndryshme të epokës së Mesolitit, që janë përshkruar si një kopsht parahistorik i Edenit.

Rreth 20.000 vite më parë, nivelet e detit filluan të rriten për shkak të ujit që vinte nga një liqen akullnajor në Amerikën e Veriut, Liqenit Agazsiz.

Niveli i detit u rrit me më shumë se 70 centimetra, dhe toka që dikur kishte qenë Doggerland u zhyt në ujë, duke lënë pas një numër ishujsh. Gjithçka ishte mirë, derisa një rrëshqitje masive e tokës pranë asaj që është Norvegjia e sotme hodhi në erë deri rreth 3000 kilometra kub tokë.

Kjo shkaktoi një cunami masiv që i asgjësoi plotësisht ishujt dhe të gjithë ata që jetonin në to. Dallga kishte përafërsisht të njëjtën madhësi me atë që shkatërroi disa pjesë të Japonisë në vitin 2011.

Tërmeti i Damghanit shkatërroi Iranin e lashtë

Më 22 dhjetor 856 Pas Krishtit, një tërmet me magnitudë 7.9 goditi një zonë 320 kilometra të gjerë në Iranin e sotëm. Besohet se epiqendra ishte nën kryeqytetin e atëhershëm, Damghan. Tërmeti shkaktoi rreth 200.000 të vdekur, dhe cilësohet si tërmeti i 5-të më vdekjeprurës në histori.

Edhe pse një shifër e frikshme, duhet të mos harrojmë se 1 mijë vite më parë dendësia e popullsisë ishte shumë më e ulët se sot. Dhe që një tërmet të vriste një numër kaq të lartë njerëzish, do të duhej të ishte vërtet i tmerrshëm.

Ata që nuk u vranë menjëherë nga tërmeti,vdiqën si pasojë e humbjes së furnizimit me ujë.

Murtaja e Antoninit që gati sa nuk e gjunjëzoi Romën

Midis viteve 165 dhe 180 Pas Krishtit, Perandoria Romake u godit nga një murtajë e tmerrshme, e quajtur Murtaja e Antoninit sipas njërit prej viktimave të saj të mundshme, Mark Aurel Antonini. Por ajo njihet edhe si Murtaja e Galenit, sipas mjekut grek që studioi sëmundjen.

Duke studiuar shënimet e Galenit, historianët modernë kanë arritur në përfundimin se murtaja ishte shkaktuar nga një formë veçanërisht vdekjeprurëse e lisë ose fruthit. Besohet se sëmundja u përhap në perandori nga ushtarët romakë që po ktheheshin në shtëpi nga betejat që zhvilluan në Lindje.

Besohet se deri në 5 milionë njerëz vdiqën nga kjo sëmundje. Gjatë valës së dytë goditëse, historiani Dion Kasi shkroi se 2000 njerëz në ditë vdisnin vetëm në Romë. Kjo do të thotë se vdiqën afro 1 në 4 të infektuar.

Shpërthimi i malit Vezuv shkatërroi për shumë shekuj 2 qytete të mëdha

Mali Vezuv është ndoshta shpërthimi më i famshëm vullkanik në histori. Para se të shpërthente në vitin 79 pas Krishtit, ai e paralajmëronte popullsinë përreth me një tërmet.

Mjerisht, ai u shpërfill. Dhe ajo që ndodhi më pas ishte një shpërthim vërtet kataklizmik.

Një re vdekjeprurëse e gazit shpërtheu në qiell deri në lartësinë 33 kilometra.. Dy qytete romake ndodheshin rrëzë Vezuvit. Pompei ishte vetëm 8 km larg, ndërsa Herkulaneumi akoma më afër.

Banorët e tyre, të cilët i kishin injoruar ngjarjet pararendëse, u mbytën nga hiri, u dogjën për vdekje. Popullsia e kombinuar e të dy qyteteve ishte rreth 20.000 banorë, dhe mbetjet e 1.500 njerëzve janë gjetur në rrënojat e 2 qyteteve. Numri i përgjithshëm i viktimave nuk dihet.

Pompei u la në harresë për shekuj derisa u ri–zbulua në vitin 1631, kur zona u godit nga shpërthim tjetër vullkanor. Ndërkohë gjatë shekullit XX u zbulua shkalla e plotë e asaj që kishte ndodhur. Për shkak se llava piroklastike vërshoi shumë shpejt mbi 2 qytetet, dhe u ftoh shumë shpejt, trupat e banorëve mbetën të varrosur në shkëmbinjtë vullkanikë, dhe më pas u dekompozuan.

Këto ditë ato janë në formën e statujave, që na ofrojnë një panoramë të tmerrshme se si vdiqën këta qytetarë. Vezuvi konsiderohet ende si vullkani më vdekjeprurës në planet. Ai është ende aktiv dhe më shumë njerëz jetojnë në afërsi të tij sesa pranë çdo vullkani tjetër. Herën tjetër që do të shpërthejë, mund të ketë miliona, dhe jo dhjetëra mijëra të vdekur.

Murtaja e Justinianit vrau miliona njerëz

Nga viti 51 deri në vitin 549 Pas Krishtit, murtaja e Justinianit shkatërroi Perandorinë Romake Lindore. Ajo përfshiu të gjithë Mesdheun, Evropën dhe Lindjen e Afërt. Kostandinopoja, kryeqyteti bizantin, ishte vatra fillestare. Epidemia mori emrin e perandoritbizantin Justiniani I, që ishte në pushtet në atë kohë.

Sipas historianit bashkëkohor Prokopi, Justiniani ishte një nga të paktët njerëz që u prek nga kjo sëmundje dhe jetoi për ta treguar historinë. Por shumica e njerëzve nuk ishin aq me fat.

Murtaja zhduku afro 1/5 popullsisë së Konstandinopojës. Nga aty u përhap në Egjiptin Romak në vitin 541 dhe vazhdoi në Evropë deri në vitin 549. Ndërsa ende nuk dihen shifrat e sakta, mendohet për 5000 viktima në ditë vetëm në Kostandinopojë.

Vlerësohet se gjatë kësaj epidemie, numri i të vdekurve ishte midis 40–100 milion njerëzve. Sot besohet Murtaja është shkaktuar nga bakteri Yersiniapestis. I njëjti bakter shkaktoi Murtajën Bubonike (Vdekja e Zezë) të viteve 1347-1351, që shfarosi pjesën më të madhe të popullsisë së Evropës.

Luftërat e Tre Mbretërive, mund të kenë vrarë 2/3 e popullsisë së Kinës

Kjo është një periudhë historike që gjatë së cilës Kina u nda në tre shtete dinastike: Cao Uei, Shu Han dhe Vu. Kjo periudhë ishte një nga më të përgjakshmet jo vetëm në historinë kineze, por edhe në historinë botërore.

Sepse pati një luftë pothuajse të vazhdueshme në rajon, ku u angazhuan ushtri prej më shumë se 500.000 burrash, duke shkaktuar masakra aq të mëdha, të cilat Perëndimi nuk do t’i arrinte t’i kopjonte deri në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore.

Një regjistrim mbarëkombëtar i realizuar në vitin 280, pretendoi se në Kinë jetonin gjithsej 2.5 milionë familje me 16 milionë banorë në total. Një regjistrim i bërë në fillim të periudhës tregoi më shumë se 11 milionë familje dhe 56 milionë individë. Pra një rënie drastike prej afro 40 milionë njerëzish, transmeton ABC News.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se 40 milionë njerëz vdiqën gjatë kësaj periudhe. Vlerësimet më konservatore flasin për afro 12 milionë të vdekur për shkak të luftës, ndërsa pjesa tjetër mund të ketë emigruar për shkak të urisë dhe sëmundjeve infektive.”.

Tags: Murtaja e AntoninitRomaTërmeti i Damghanit
Postimi i mëparshëm

ZKA: Teknologjia e vjetëruar në "Trepça" ka ndikuar në produktivitet të ulët

Postimi tjetër

Gruda: Konjufca do të duhej të tregonte pse abstenoi në votimin për Ligjin për Zyrtarët Publik

Të ngjajshme Postime

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë
Kuriozitete

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Pse e hëna, 19 janar 2026, njihet si dita më depresive e vitit?
Kuriozitete

Pse e hëna, 19 janar 2026, njihet si dita më depresive e vitit?

19 January 2026
VIDEO / Imazhe mbresëlënëse të skulpturave prej akulli që magjepsin vizitorët në Kinë
Kuriozitete

VIDEO / Imazhe mbresëlënëse të skulpturave prej akulli që magjepsin vizitorët në Kinë

6 January 2026
Biodiversiteti në rrezik, peshku luan “pushton” ujrat e Mesdheut
Kuriozitete

Biodiversiteti në rrezik, peshku luan “pushton” ujrat e Mesdheut

1 January 2026
Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri
Kuriozitete

Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri

1 January 2026
Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet
Kuriozitete

Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

31 December 2025
Postimi tjetër
Gruda: Konjufca do të duhej të tregonte pse abstenoi në votimin për Ligjin për Zyrtarët Publik

Gruda: Konjufca do të duhej të tregonte pse abstenoi në votimin për Ligjin për Zyrtarët Publik

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu