Një dhomë në ndërtesën 87 të selisë së Microsoft, e cila ndodhet në Redmond, Washington, SHBA, është vendi më i qetë në Tokë, transmeton InLajmi.
Dhoma, e cila është një dhomë anekoike, është ndërtuar nga inxhinierët e Microsoft për të testuar pajisjet e reja të zhvilluara.
Në fakt, dhoma është aq e qetë sa mund të dëgjohen tinguj fiziologjikë, gjë që është shumë e pazakontë. Për shembull, individët në dhomë raportuan se kishin dëgjuar kërcitjen e nyjeve të tyre, rrahjet e zemrave dhe gjakun që rrjedh nëpër venat e tyre.
Zhurma e sfondit vlerësohet në -20,6 decibel, duke vendosur rekordin zyrtar si vendi më i qetë në botë, shkruan CNN.
Për ta vendosur këtë nivel zhurme në kontekst, shkencëtarët vlerësojnë se një pëshpëritje njerëzore është rreth 30 decibel, tingulli i frymëmarrjes së njeriut është rreth 10 decibel, ndërsa kufiri i dëgjimit të njeriut është 0 decibel. /InLajmi/