Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur rreth rastit që ka ndodhur në spitalin e Pejës para disa ditësh, ndërsa e cilëson skandal, raporton InLajmi.
“Skandal pas skandalit, keqpërdorim pas keqpërdorimi ne sektorin e shëndetësisë dhe askush nuk jep përgjegjësi, pasi as ministër nuk kemi”, tha ai.
Tutje ai i bëri thirrje Prokurorisë ftesë të nis hetimet duke filluar nga kryetari i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi deri tek drejtori i spitalit për fshehje të informatave.
“Skandali i fundit në spitalin në Pejës u bë i ditur fal mediave pasi drejtori i spitali i Pejës përgjegjësit e SHSKUK e të tjerët janë përpjekur ta fshehin këtë krim për 8 ditë, pasi nuk pati dorëheqje, ftoj prokurorinë të fillojë hetimet duke filluar nga kryetari i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi deri tek drejtori i spitalit”, shtoi ai.
Tutje ai iu drejtuar Qeverisë Kurtit se nuk kanë arritur të mbushin asnjë përgjegjësi për atë që kanë premtuar. /InLajmi/