Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Kuvendin e Kosovës foli rreth Ligjit të ri të Pagave, ku tha se me këtë ligj mësimdhënësit trajtohen më mirë sesa ishte pajtuar sindikata në ligjin paraprak, raporton InLajmi.
“Sa u përket pagave të punëtorëve të arsimit në sektorin para universitar, unë jam shumë e lumtur që qeveria e ka marrë për bazë dhe e ka sjellë këtë draft të projektligjit i cili i trajton mësimdhënësit edhe më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar në ligjin paraprak”, tha ajo.
Më tej Nagavci foli edhe në lidhje me akriditimin e programeve në Fakultetin e Mjekësisë ku tha se akriditimi bëhet sipas standardeve bartësit e programeve që janë profesorët, jo asistentët.
“Vetëm ta këmi të qartë, koeficienti i asistentëve por edhe raporti a janë profesorë si pagë e parë apo në Qendrën Klinike Universitare nuk ndikon të akreditimi i programeve”, ka shtuar Nagavci.
Ndryshe këtë të premte është duke u mbajtur seanca e radhes e Kuvendit të Kosovës. /InLajmi/

















