Agim Agushi është futur në librin e rekoredeve “Guiness”.
Zhongleri i njohur ka arritur t’i zhveshë hiç më pak se 23 fanella, teksa vijonte ta godiste topin me kokë.
Agim Agushi e mposhti amerikanin, Abraham Munaz i cili e zotëronte këtë rekord që nga viti 2019 duke i zhveshur 22 fanella.
Mënjeherë, pamjet e këtij rekordi do të dërgohen në Londër, ku do të vërtetohet rekordi i radhës i Guinness, transmeton lajmi.net.
Agushi njihet për zhonglimet e tij të cilat kanë tërhequr jo pak vëmendjen e publikut.