Blerim Vela, Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po drejton barrikadat që ndalojnë lirinë e lëvizjes dhe detyrojnë serbët të protestojnë kundër institucioneve të Kosovës, përcjell InLajmi.
Vela tha se deri sa Vuçiq po i bënë këto detyrime ndaj serbëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me Këshillin Konsulativ për anëtarët e komuniteteve të cilët janë mandatuar për të adresuar shqetësimet e komuniteteve pakicë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Ndërsa Vuçiq po drejton barrikada që ndalojnë lirinë e lëvizjes dhe detyrojnë serbët vendas të protestojnë kundër institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani takohet me Këshillin Konsultativ për anëtarët e komuniteteve të cilët janë të mandatuar për të adresuar shqetësimet e komuniteteve pakicë në Kosovë/InLajmi/