Shefi i deputetëve të AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar projektligjin për zyrtarët publik, teksa theksoi se ky projektligj e varros meritokracinë në shërbimin publik, si dhe administratën shtetërore, raporton InLajmi.
“Sot para nesh është një ligj i cili meriton vëmendjen tonë, por njëkohësisht meriton edhe vëmendjen e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë, i cili është përgjegjës për agjendën evropiane. Përpara kemi një ligj i cili na vjen në këtë seancë për shkak se Kushtetuesja i ka kontestuar disa nene dhe pas 22 muajve, në emër të platformës punësim e drejtësi, që ka qenë platforma e LVV-së, na vjen një ligj i cili në thelbin e vet e varros meritokracinë në shërbimin publik, në administratën shtetërore”.
Tahiri tha se këto projektligje rrezikojnë të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Secili drejtor, i cili sot e ka mandatin e 3-të apo të 4-të, është në presionin e tij se a do t’i vazhdohet kontrata”, tha Tahiri.
Tutje, Tahiri tha se me miratimin e këtij projektligji do t’i jepet goditja më e madhe sistemit demokratik.
“Për mua, kjo është godita më e madhe që i jepet sistemit demokratik, në emër të gjeneratave të reja. Ky ligj, besoni në pozitën më të keq, ka me iu vendos juve e nesër neve. Sot jeni ju, nesër do të jemi ne”. /InLajmi/