Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosvotim dhe përkrahjen e opozitës në propozimet e amendamenteve për Ligjin për Zyrtarët Publikë dhë atë për Pagat, raporton InLajmi.
Shabani i ka paralajmëruar mazhorancën së në rast së do të vazhdojnë në këtë menyre, atëherë qeveria kurrë nuk do t’i ketë e PDK-së bile atë as për marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ajo që u pa deri më tani as një amendament nuk u kalua nga opozita. Andaj mos u befasoni që vota ime dhe votat e deputetëve të tjerë të PDK-së nuk di të jenë aty kur do të ju duhen votat”, tha deputeti Shabani.
Ai i ka lutur deputetet e mazhorances ta marrin parasysh dhe mos ta sjellin punën deri te mos votimi i marrëveshjeve më ndërkombëtaret nga ana e PDK-së, tutje ai ka përmendur edhe mosvotimin e amendamentit të propozuar nga deputeti Rashit Qalaj, për shujtat e Policëve të Kosovës, propozimi i Qalajt nuk u votua nga shumica.
Tutje Shabani tha së policët në Jarinjë e Bërnjak tash e sa ditë kanë mbetur atje duke ngrën pashteta e duke fjetur në paketa.
“Andaj mos na sillni në atë pozitë që edhe në marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të votojmë. Jeni duke na drejtuar në atë drejtim, në komision nuk u votua amendamenti i Rashit Qalaja që kishte të bënte me shujtën ushqimin e policëve, kur dihet që në cilën gjendje janë policët e Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak duke fjetur nëpër paketa dhe duke ngrën pashtetat. Ushtarët dhe policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore në botë”, tha ai./InLajmi/