63 deputetë kanë votuar pro Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, projektligj ky i cili kaloi në lexim të 2-të, përcjell InLajmi.
Në lidhje më miratimin e këtij ligji reagoi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri.
Tahiri pyeti se a është dikush në qeveri që mundet të na tregoj, sa është rroga e një zyrtari të shtetit.
Postimi i plotë i tij:
E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës.
Folni mos heshtni tash! /InLajmi/