Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Sot në Kuvendin e Kosovës në kuadër të seancës së parë bëhet shqyrtimi i Projektligji për Pagat e Zyrtarëve Publikë dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, dhe këtë e ka kritikuar Musliu.
Sipas saj sot është dashur që sindikatat t’i nxjerrin në rrugë në shenjë proteste, pasi kjo votë po rrënon systemin e administrates shtetërore.
Më shumë mllef Musliu ka thënë së sot përfundimisht u zyrtarizua diktatura në vend, e për këtë nesër do të jetë shumë vonë.
Postimi i plotë i saj:
Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni.
Sot është dashtë sindikatat e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë.
Sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administrates shtetërore.
Sot po zyrtarizohet diktatura!
Nesër është tepër vonë!/InLajmi/