U mbajt në Prishtinë simpoziumi shkencor “Lëvizja kombëtare 1990-1991 dhe shkatërrimi i federatës jugosllave”. Simpoziumi shkencor iu kushtua 40-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Simpoziumi u organizua nga Shoqëria “Lëvizja”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (Shkup), Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Kryetari i shoqatës, Xhevat Bislimi tha se ky simpozium përkon me përvjetorin e organizatës në një kohë kur Kosova është në një situatë tensionesh. “Ishte organizata që veproi në një kohë të përsekutimit.
“Ky simpozium sot përkon edhe me një situatë tensionesh, presionesh që po i bëhen Kosovës edhe pas 24 vitesh çlirimi nga Serbia. Eshtë një situatë që kërkon unitet politik, sepse përballë kemi Serbinë dhe jo njëri-tjetrin”, tha Xhevat Bislimi.
Platforma e cila nuk përmban emra autorësh, iu paraqit qarqeve diplomatike europiane si një traktat institucional. Por dihet se teksti përfundimtar u redaktua nga prof. dr. Kristo Frashëri dhe akad. Rexhep Qosja transmeton KultPlus.
Këto dy dokumente përbëjnë kontributin themelor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për çështjen e Kosovës në kohën e vlimit të ngjarjeve të shekulli.