Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi në lidhje me votimin e ligjit të pagave, ku tha se ky ligj ka shumë paqartësi, raporton InLajmi.
“Por si e ka paraparë Ministri i Financave përcaktimin e koeficientit a do ta sjellë sërish në kuvend ligjin për buxhetin ende pa u bërë shpërndarja e mjeteve apo si. Pra është e paqartë se kur ky ligj do të hyjë në fuqi”, tha ajo.
Më tej Bajrami kërkoi sqarime shtesë për hyrjen në fuqi të ligjit për pagat, ku dhe ka deklaruar se pa këto sqarime LDK-ja nuk do ta mbështesë këtë ligj.
“Të enjten i nderuar kryeministër është mirë të sqaroheni me ministrin e financave dhe të na jepni një përgjigje se kur ky ligj do të hyjë në fuqi kur do ta caktoni vlerën monetare të koeficientit dhe a është e logjikshme që pagat në sektorin publik të lëvizin vit pas viti. Pa u adresuar këto çështje na vjen keq por nuk mund të japim mbështetje për këtë ligj”, shtoi tutje ajo.
Ndryshe, Kuvendi I Kosovës po mban këtë të enjte seancën e radhës plenare. /InLajmi/