Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se nëse kryeministri dorëzohet para barrikadave, atëherë sipas Krasniqit, Kurti duhet ta dorëzojë mandatin dhe të shkojë në shtëpi, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se kryeministri duhet të jetë i të gjithë Kosovës dhe jo deri te ura e Ibrit.
Tutje, kryetari i PDK-së thotë se qeverisja Kurti ka sjellë punësime partiake, skandale në shëndetësi, dështime në ekonomi dhe energji, si dhe ikje të të rinjve nga vendi.
Postimi i plotë i tij:
Nëse Kryeministri dorëzohet para barrikadave, atëherë është mirë me e dorëzu mandatin edhe me shku në shtëpi. Ai duhet të jetë Kryeministër i të gjithë Kosovës, jo vetëm deri te ura e Ibrit! /InLajmi/




















