Me një koktel modest, në praninë e bashkëpunëtorëve dhe mysafirëve të shumtë, Kompania “Vëllezërit e Bashkuar” në Vlashnjë të Prizrenit, këto ditë shenoi 50 vjetorin e themelimit dhe të punës në Industrinë e ndërtimit, shkruan Inlajmi.
Historia e punës të kësaj kompanie daton që nga viti 1972 i shekullit të kaluar, kur 4 vëllezërit, Bajram, Shaip, Xhevat dhe Xhelil Susuri nga Zhuri, kishin investuar në një makinë për prodhimin e blloqeve të betonit. Atëbotë, objektivi kryesor dhe prioriteti i vëllezërve Susuri, ishte kontakti i drejtëpërdrejtë me secilin blerës për matjen e cilësisë dhe të shërbimit, e që nga këto kontakte, përmirësimi i vazdueshëm i cilësisë të blloqeve të betonit, u bën rregull i pashkruar për t’u mishëruar edhe më tej në secilin proces gjatë aktiviteteve të kompanisë. Ndërsa me kalimin e viteve, krahas rritjes së gamës të produketeve të gatshme në sasi dhe në cilësi, nisi edhe avansimi i kontrollit të cilësisë të lëndës së parë dhe profesionalizimi i vazhdueshëm i të punësuarve.
“Me rirtjen e sasisë rritej edhe nevoja për menaxhim të mirëfilltë, dhe jo rastësisht, “Vëllezërit e bashkuar”, ishte kompania e parë e kësaj lëmie në vend, e cila në afat rekord në vitet 2006/2007, e ngriti dhe e çertifikoi sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001-2000”, na tha Sefer Susuri menaxher dhe bashkëpronar në këtë kompani.
“Ne jemi të liçencuar për prodhuar të gjitha llojet e fraksioneve të agregateve për beton, asfalt dhe nënbazë, betonin e gatshëm, elemente të betonit për ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e infrastrukturës për objekte banimi, ndërtimin e infrastrukturës për parqe të bizneseve, ndërtimin e urave dhe nënkalimeve, pastaj ndërtimin e objekteve afaristo banesore, dhe ndërtime të tjera. Rrugëtimi ynë 50 vjeçar nuk ishte i lehtë dhe pa sfida. Por, falë përkushtimit permanent të menaxhmentit për edukim të vazhdueshëm, mbështetjes morale e financiare në arsimim dhe hulumtim, përcjelljes së trendeve botërore në menaxhimin e industrisë së ndërtimit, ekskluzivisht për prodhimin e betonit dhe të vet edukimit familjar, Kompania “Vëllezërit e bashkuar” me sukese po e vazhdon rrugëtimin e përcaktuar në industrinë e ndërtimit. Gjithashtu më duhet të theksoj se personi kyç në sukseset tona është Prof. Muhamed vranica, me të cilin kemi krijuar konceptin për ndërtimin dhe aplikimin e sistemit për kontrollin e cilësisë së prodhimit”.përfundoi Sefer Susuri
Në fund të theksojmë se gjatë vizitës që i bëmë këto ditë, mësuam se Kompania “Vëllezërit e Bashkuar” vizion e ka zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm si në fushën e prodhimeve të produkteve për ndërtim, ashtu edhe në atë të shërbimeve me qëllim që të vazhdoj të mbetet lider në Industrinë e ndërtimit.Osman Goranci/InLajmi/
/Artikull i sponsorizuar/