Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i cili ishte i paraparë të mbahej të enjten nga ora 09:00, ka dështuar të mbahet, raporton InLajmi.
Pasi në sallë kishte arritur vetëm zëvendëskryetari i parë, Hydajet Hyseni dhe i vetëm nuk kishte si ta zhvillonte mbledhjen e paralajmëruar.
Ky komision në rend të ditës kishte shqyrtimin e Projektligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat.
Ndrushe, të 2 këto projektligje po kritikohen nga opozita, por pozita është ajo që ka kaluar këto projektligje në komisione duke votuar si shumicë./InLajmi/