Ish-kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar të enjten se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se ky vit nuk mund të përmbyllej pa i vizituar miqtë e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish- kryetarin Kadri Veseli, ku shtoi se ata po mbahen pas 9 dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë.
Ai shtoi se kjo padrejtësi do të kalohet dhe se lufta e paqtë e UÇK-së do të triumfojë si ka ndodhur edhe në padrejtësitë e vjetra të historisë.
Postimi i plotë i tij:
Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!/InLajmi/