Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e kritikoi Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik që është hartuar nga Qeveria, raporton InLajmi.
Haxhiu tha se ky do të duhej të ishte një prej ligjeve më të rëndësishme për punëtorët e administratës, për shërbyesit civilë, për të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.
“Do të duhej të ishte si një lloj ditë feste për ta sepse deputetët, të zgjedhurit e tyre, janë duke e votuar dhe po e përmbushin një detyrë të atyre që me përkushtim dhe me profesionalizëm ushtrojnë funksionet shtetërore”, deklaroi Haxhiu.
Më tej ai tha se për fat të keq ky projektligj po vjen në votim duke u shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizate punonjëse që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. /InLajmi/